×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi sfidon deputetët: Ai që ma sjell raportin e Williamsonit në zyrën time i ka shpërblim 10 mijë euro

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 23:12

    Avokati Tomë Gashi ka ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo deputet i cili ia dërgon raportin e Clint Williamsonit, për të cilin ai thotë se i ka dërguar në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët.


    Gashi në emisionin DTP te Fidani tha se asnjëri nga deputetët nuk e ka e as nuk e ka lexuar kurrë këtë raport.

    “Raporti që i ka dërgu në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët nuk është raporti i Dick Marty-t por është raporti i Clint Williamsionit, deputetët tanë nuk e kanë dhe nuk e kanë lexu kurrë. Ai deputet që e ka lexu dhe që e ka, le të ma bjen mu nesër në zyrën time në qendër të Prishtinës, unë s’po i jap shumë pare veç 10 mijë euro po Ia jap. Ama jo me postë, vetë me e pru”, tha Gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!