×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Mitrovicës rrezikon mbylljen 6 vjet pas themelimit

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 21:00

    Në muajin mars të vitit 2013, u themelua Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.


    Në atë kohë, ky institucion ishte akredituar, edhe pse nuk kishte objekt si dhe numëronte shumë pak staf akademik.

    Ndërsa këtë vit, Universiteti i Mitrovicës mund të mos akreditohet fare, pasi në raportin e dy ekspertëve të huaj të Bordit të Agjencisë së Akreditimit, është vlerësuar se nuk ka mjaftueshëm kualitet në studime, raporton KTV.

    Në raportin e Anca Prisacariu dhe Oana Sarbu, ndër të tjera i rekomandohet universitetit që të: “Implementojë metodat për vlerësimin e studentëve, të zhvillojë një llogaridhënie të brendshme të kualitetit që nuk është i varur në proceset e jashtme akredituese, si dhe të sigurojë praktika të mira për menaxhimin e kualitetit të programeve të standardizuara në këtë institucion”.

    Parlamenti Studentor ka frikë që si pasojë e këtij rekomandimi, universiteti mund të mbyllet, prandaj paralajmëroi protesta.

    Edhe zëdhënësi i Universitetit të Mitrovicës, Ahmet Jasahri, ka thënë se nuk ka arsye për mosakreditimin e këtij institucioni, meqë i kanë të plotësuara të gjitha kushtet.

    E nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, shpreh keqardhje për mosakreditimin e mundshëm, por thotë se ky institucion duhet ta ngritë kualitetin në arsim.

    Përveç Universitetit të Mitrovicës, në rrezik të mbylljes janë edhe dy universitete tjera publike, ai i Prizrenit dhe i Pejës.

    Gazmend Luboteni, kryetar i Bordit të Agjencisë së Akreditimit, i ka thënë KTV-së se këto pika do të trajtohen deri të premten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!