×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Prizrenit e quan të papranueshëm vendimin KSHC-së për mos akreditim

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 22:53

    Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë reaguar pas publikimit të lajmit se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) që ka vendosur t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.


    Ky vendim pa prekur edhe për Universitetin Publik të Mitrovicës dhe Universitetin e Pejës.

    Përmes një komunikate për media, drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” thonë se po i përcjellin me shqetësim lajmet për mos akreditimin institucional për një vit.

    “Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit ‘Ukshin Hoti’ pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prizrenit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!