×
  • Lajme
  • Lajme

    Varhelyi pas zhvillimeve në veri: Dënojmë fuqishëm sulmet ndaj EULEX-it

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 19:51

    Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dënuar sulmet në Veri ndaj EULEX-it dhe misionit civil të Bashkimit Evropian.

    Varhelyi ka rishpërndarë postimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken, i cili e kritikoi Qeverinë Kurti për përshkallëzimin e situatës në veri që siç tha ai, po e shtojnë jostabilitetin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Blinken i prerë me Kurtin: Ndalo këto masa të dhunshme dhe ripërqendrohu në dialog

    Ndërkaq, komisioneri Varhelyi dënoi sulmet ndaj EULEX-it.

    ”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX”, ka shkruar ai në Tëitter.

    Sot, e premte, Policia e Kosovë ska zhvilluar aksion policor në tri komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok për të për të siguruar qasje në objektet komunale të kryetarëve të rinj në këto komuna./Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!