×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendos Qeveria: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 19:21

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga nesër gastronomia të lejohet të punojë.


    Në kuadër të këtij vendimi nga e hëna e 19 prillit rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.

    Ora policore do të jetë nga ora 22:30 deri në or 05:00 të mëngjesit.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme.

    Por Vitia ka thënë se gastronomët duhet të punojnë duke respektuar masat anti-COVID. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!