×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet dy këmbësore në Prizren

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 10:50

    Dy këmbësorë janë goditur nga vetura prapa Shtëpisë së Bardhë në qytetin e Prizrenit.


    Në vendin e ngjarjes kanë dalë Ambulanca e cila ka transportuar për spital personat e lënduar.

    Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe Policia e Kosovës.

    RTV Besa ka publikuar foto të personave të lënduar, ku shihet duke u transportuar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me Policinë e Prizrenit për të marrë detaje për këtë rast, por kanë thënë se nuk kanë informata aktualisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!