×
  • Lajme
  • Lajme

    Vihet gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Vushtrri

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 15:54

    Shoqata “Jetimat e Ballkanit” po realizon edhe një projekt madhor, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.

    Sot në këtë qytet është vendosur gurthemeli i objektit të Qëndrimit Ditor për të moshuar dhe kuzhinës humanitare për familjet skamnore.

    Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati tha se ky projekt është me standarde të larta dhe do të jetë në shërbim të të moshuarve.

    “Ne sot po e nisim më të dashurit tonë për këtë projekt me shpresën që do të qetësohet, do të thotë shpirtërore për të kaluar në këtë objekt.” standardi i mirë”, u shpreh Kastrati.

    Edhe Xhafer Tahiri e vlerësoi të rëndësishëm projektin në fjalë, teksa falënderoi Kastratin për angazhimin e vazhdueshëm për ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

    Ky projekt do të ndërtohet në një hapësirë prej më shumë se 2 hektarësh, ndërsa kap koston rreth 1 milion euro.

    Drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati paralajmëroi projekte të tilla edhe në qytete të tjera të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!