×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku i reagon Lajçakut pasi nuk e përmendi Kosovën në një postim të tij

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 23:08

    Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim virtual me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.


    “Pata një video-konferencë të parë shumë të dobishme sot me Besnik Bislimin, zv/Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, shkroi Lajçak.

    E pasi, Lajçak nuk e përmendi fare Kosovën në postimin e tij në Twitter, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

    “Unë mendoj se ideja këtu është që të gjenerojmë njëfarë kureshtjeje dhe t’i bëjmë njerëzit të kërkojnë në Google për zv/kryeministrin Bislimi. K O S O V O”, shkroi Çitaku.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!