×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Biseda me Lajçakun për Kosovën, shumë e vështirë

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 18:12

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka konsideruar të vështirë bisedën e së martës me emisarin e Bashkimin Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Vuçiqi ka thënë se kjo bisedë ishte e vështirë si për çështjen e Kosovës, ashtu edhe për Republikën Sërpska.

    “Ishte e vështirë për çdo gjë – si për Kosovën ashtu edhe për Republikën ërpska, shumë e vështirë. Situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Gjithmonë më duhen një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thoja dhe çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiqi para gazetarëve në Panairin e Biznesit në Mostar, raportoi agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

    Lajçaku ia ka theksuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

    “Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë për hapat e ardhshëm në dialog, takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak në “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!