×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti rikthehet në Kuvend, thotë se do të angazhohet për rend dhe ligj

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 13:32

     KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.


    Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 334 mijë vota apo 49.95%. Sipas kësaj përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Postin e deputetit e ka fituar edhe Xhavit Haliti, i cili është rikthyer si deputet në Kuvend, pasi nuk ishte mandatin e kaluar.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të angazhohem me nder dhe përkushtim për funksionim të rendit dhe ligjit për të gjithë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i i Halitit: 

    Të dashur qytetarë, simpatizantë dhe votues të PDK-së,

    sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, falë mbështetjes dhe besimit që më keni dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit, unë do të jem deputet edhe në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

    Duke ju falënderuar të gjithëve me radhë nga thellësia e zemrës, zotohem njëherit se do të vazhdoj të jem zëri i juaj në Kuvend, se do të angazhohem me nder dhe përkushtim për funksionim të rendit dhe ligjit për të gjithë; për luftë kundër krimit dhe korrupsionit; për zhvillim ekonomik; arsim më cilësor; shërbime më të mira shëndetësore si dhe integrim në institucionet ndërkombëtare evroatlantike.

    Me shumë respekt,

    i juaji,

    Xhavit Haliti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!