×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK’së: Po bëhemi gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 22:47

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar se PDK’ja po bëhet gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

    Sipas Abdullahut, PDK’ja synon ta shpëtojë Kosovën nga qeverisja aktuale, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Partia Demokratike është duke u reformuar, reformat ndonjëherë janë edhe të dhimbshme. Ne jemi duke u bërë gati për ta rrëzuar këtë Qeveri, për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga kjo ku po e dërgon kjo Qeveri”, deklaroi ai në TV1.

    Tutje ka thënë se PDK është alternativa e duhur për ta qeverisur vendin.

    “Ne jemi të bindur se PDK me zotin Memli Krasniqi si kryetar, është alternativë kryesore e këtij vendi”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!