×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj jep lajmin e mirë: Nuk ka asnjë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:52

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast I vdekjes si pasojë e coronavirusit.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka falënderuar punonjësit e IKSHPK-së për kontributin e dhënë në luftën kundër COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka falënderuar edhe qytetarët për bashkëpunimin në këtë rrugëtim.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.

    Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

    Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.

    Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.

    Të nderuar qytetarë,

    Ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!

    Bashkë mund t’ia dalim!

    Vendose maskën!
    Mbaje higjienën!
    Ruaje distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!