×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Veprimet e Kurtit në Veri janë për ta arsyetuar marrëveshjen e keqe që e nënshkroi

    Reporteri
    07 Qershor 2023 | 0:03

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë që veprimet e kryeministrit, Albin Kurti në veriun e Kosovës janë për të arsyetuar marrëveshjen e keqe të nënshkruar në të cilën përfshihen vetë-menaxhimi dhe qasja ndaj Kishës Ortodoske.

    Zemaj tha se Albin Kurti pjesë të politikës së tij e ka “propagandën, demagogjinë si dhe popullzimin”, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

    ”Nëse flasim për perceptimin me partnerët ky është kulmi i marrëzisë”, ka thënë Zemaj në T7.

    Tutje ai tha se me Kurtin kryeministër nuk riparohen marrëdhëniet me SHBA-në.

    ”Me këtë Qeveri dhe këtë kryeministër.; Por besoj që i gjithë investimi pro-perëndimor që ka ndodhur me çlirimin e këtij vendi, ekonomisë, demokracisë lidhet me fatin e këtij individi”, tha deputeti opozitar.

    Sipas tij, Kurti me egon e tij shndërrohet në një “mini-diktator”.

    Zemaj kritikoi edhe politikat e Kurtit, duke thënë se janë dëmtuar raportet me SHBA-të, duke përmendur edhe përjashtimin e FSK-së nga “Defender Europe 2023”./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!