×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    LDK e AAK në “luftë” prej vitesh për pushtetin në Pejë: A do ta fitoi Gazmend Muhaxheri mandatin e tretë?

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 17:49

    Gara për kryetar të Pejë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit pritet të jetë tejet interesante, kjo për faktin se aktualisht këtë komunë e udhëheq LDK-ja, kurse në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, Vetëvendosje doli e para me mbi 50%.


    Pavarësisht rezultatit bindës të VV-së në zgjedhjet parlamentare, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, që është zyrtarizuar sërish kandidat i LDK-së edhe për një mandat ka bërë një deklaratë tejet interesante.

    Ai është shprehur i bindur se do ta fitojë Pejën dhe atë duke korrur fitore pa balotazh, dhe siç ka thënë deri në vitin 2054, shkruan Reporteri.net.

    Muhaxheri megjithatë pritet të ‘kërcënohet’ nga Vetëvendosje që si kandidat i saj raportohet se do të jetë Gazmend Agusholli, ish-ushtar i UÇK-së, dhe për një mandate nënkryetar i Pejës, si dhe nga AAK-ja e Ramush Haradinajt që ka zyrtarizuar Rrustem Berishën, ish-komandatin e UÇK-së.

    Ndërsa PDK ka mbetur pa kandidat, pasi Astrit Ademaj që e kishte zyrtarizuar si kandidat të saj për kryetar të kësaj komune, mbeti i vrarë më 8 shtator në qytetin e Pejës.

    Komuna e Pejës në vitet e pasluftës është udhëhequr vetëm nga LDK dhe AAK parti këto që kanë adresuar jo pak akuza ndaj njëra-tjetrës për keqqeverisje.

    Rezultatet nga zgjedhjet e 2007-të deri te 2017-të të publikuara nga KQZ:

    Nga viti 2001 deri vitin 2007 kryetar i Pejës ishte Ali Lajçi nga LDK.

    Kurse nga viti 2007 deri në vitin 2013 pushtetin e mori AAK-ja e Ramush Haradinajt.

    Në zgjedhjet lokale të 2007-tës, asnjëra nga partitë garuese nuk kishte fituar në raundin e pare, shkruan Reporteri.net.

    AAK-ja kishte dale e para me 23%, Partia Ora e dyta me 17.69%, PDK e treta me15.18%, LDD e katërta me 14.022%, LDK e pesta me 13.45%, kandidati i pavarur, Sali Kelmendi i gjashti me 7.23%, AKR e shtata me 6.78%, Partia e Drejtëisë e teta me 1.52% dhe kandidati i pavarur,Valdet Gashi i fundit me 1.12%.

    Në raundin e dytë kishte dale fitues kandidati i AAK-së, Ali Berisha, me 67.63%, duke mposhtur kandidatin e parties ORA, Gazmend Muhaxheri (kryetar aktual nga LDK), me 32.37%.

    Edhe në zgjedhjet lokale të 2009-të asnjëri nga kandidatët e partive nuk kishte arritur të dale fitues në raundin e pare.

    Më së shumti vota kishte marrë Ali Berisha i AAK-së, që synonte mandatin e dytë me 43.68, pasuar nga Elmi Berisha LDD me 15.91%, i treti ishte Ilhami Gashi nga PDK me 14.02%, Agim Bërdyna nga LDK i katërti me 12.70%, Gazmend Muhaxheri nga Partia ORA i pesti me 9.87%, pastaj Adem Gorani nga Partia e Drejtëisë 2.18%, dhe i fundit, Ramiz Libusha me 1.63%.

    Në balotazh kishte fituar bindshëm kandidati i AAK-së, Ali Berisha, që kishte fituar mandatin e dytë si kryetar i Pejë me 76.80% të votave duke mundur kundërkandidatin e tij nga LDD që kishte marrë vetëm 23.20% të votave.

    AAK-ja e Ramush Haradinajt edhe në zgjedhjet lokale të 2013-të kishte hyrë me Ali Berishën që synonte mandatin e tretë, por që nuk ia doli.

    Në raundin e pare, Gazmend Muhaxheri që ju bashkua LDK-së, fitoi 40.97% të votave, duke lënë në vend të dytë Ali Berishën që kishte marrë 36.37%.

    Ndërsa kandidati i PDK-së, Muhamet Halitaj kishte marrë 15.23% të votave, i katërti Hivzi Muharremi nga Vetëvendosje 3.90%, pastaj Myhedin Sylqa nga Partia e Drejtësisë me 2.38%, Gazmir Rraci nga Alternativa Demokratike e Kosovës e Edita Tahirit, 0.47%, Arsim Belegu nga AKR 0.38% dhe Ramë Dreshaj nga Lëvizja Sociale e Kosovës i fundit me 0.30% të votave.

    Pas dy mandateve, AAK-ja e humbi Pejën, dhe në pushtet erdhi Gazmend Muhaxheri nën petkun e LDK-së, pasi dy zgjedhjet e kaluara kishte dështuar të bëhej kryetar i Pejës kur ishte kandidat i ORA-s së Veton Surroit.

    Muhaxheri në raundin e dytë kishte marrë 56.37% të votave dhe ia sjelli pushtetin LDK-së, duke mposhtur Berishën e AAK-së që kishte marrë 43.63% të votave.
    LDK edhe në zgjedhjet e 2017-tës kandidoi për kryetar Gazmend Muhaxherin, i cili ia shpërbleu besimin në mënyrën më të mirë.
    Muhaxheri fitoi zgjedhjet pa balotazh, pasi mori 50.23% të votave duke mposhtur bindshëm konkurrentin kryesor, AAK-në që snynonte ta rikthente pushtetin me kandidatin e saj, Fatmir Gashi, por të cilit qytetarët ia besuan vetëm 31.90% të votave.
    Kandidatja e PDK-së, Sabiha Shala, u rendit e treta me 9.37%, i katërti Bashkim Nurboja nga Vetëvendosje me 6.44%, pastaj Sali Kelmendi nga NISMA me 0.89%, më pas Reshat Nurboja nga Aletarnativa me 0.65% dhe e fundit, Eneida Kelmendi nga Partia Fjala me 0.52% të votave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!