×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Muhaxheri: PDK në Pejë do të fitojë numrin më të madh të ulëseve që kemi pasur ndonjëherë

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 21:17

    PDK në Pejë nuk ka kandidat për kryetarë komune pas vdekjes tragjike të Astrit Ademajt, por bartësi i listës së kandidatëve për Asamble Komunal, Arton Muhaxheri vlerëson se do të arrijnë të marrin më shumë vende në Kuvendin Komunal të Pejës. Muhaxheri ka folur për programin zgjedhor dhe për atë se kë do ta mbështetë PDK në garën për kryetar të Pejës.


    Pas rastit që ka ndodhur me kandidatin për kryetar nga radhët e PDK-së në Pejë, a është gati PDK në Pejë për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit?

    Muhaxheri: Po, PDK është gati, me gjithë ndjeshmërinë e rastit që ka të bëjë me ish-kandidatin për kryetar. I kemi mobilizuar të gjitha nëndegët dhe strukturat tona për ta vazhduar garën për të fituar sa më shumë ulëse në Asamblenë Komunale, për faktin se PDK nuk ka kandiduar asnjë kandidat tjetër duke e respektuar kontributin dhe angazhimin që kishte z. Ademaj në degën e PDK-së në Pejë.

     Cila është forma që Dega e PDK-së në Pejë ka zgjedhur ta bëjë fushatën pa kandidatin për kryetar?

    Muhaxheri: Fushata e PDK-së në Pejë është dizajnuar dhe projektuar në atë formë që PDK-ja në Pejë do t’i siguroj numrin më të madh të ulëseve që kemi pasur ndonjëherë në Asamblenë Komunale dhe pastaj përmes asambleistëve të ardhshëm do ti shtyjmë përpara shumë çështje pavarësisht pozicionit tonë politik që do ta kemi pas 17 Tetorit.

    Cilat do të jenë pikat kryesore të programit që do ti shpalosni para qytetarëve?

    Muhaxheri: Programi jonë ishte i ndërtuar prej 6 pikave kryesore, të cilat janë punuar duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve që kemi pranuar gjatë takimeve me ta. Njëra nga pikat do të jenë Peja qytet 24h ku qytetarëve tanë do tu prezantohen premtimet tona që Pejën do ta bëjnë qytet më funksional, duke iniciuar propozime që e rrisin sigurinë në qytet, pastaj duke e gjallëruar jetën kulturore dhe sportive etj. Po ashtu, në fokusin tonë do të jenë edhe shëndetësia, arsimi, turizimi, ekonomia dhe bujqësia. Për të gjitha këto kemi përgatitur program të qartë dhe lehtë të realizueshëm.

    Meqenëse ju nuk keni kandidat për kryetar, cilin kandidat nga partitë e tjera do ta mbështesni?

    Muhaxheri: Për këtë çështje do të vendosë Kryesia e Degës, Këshilli Drejtues i Degës dhe kryetari i Degës, z. Xhavit Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!