×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj: Në Prizren do të ngirism kapacitete te reja ekonomike dhe mbështesim fuqishëm bizneset

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 21:16

    Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj e ka nisur javën me vizita në biznese e në një fermë në Vlashnje, i shoqëruar nga Kandidati për Kuvend Komunal Alban Bislimaj.


    Totaj është njohur nga afër me sfidat, vështirësitë që pandemia ua ka krijuar dhe me pritshmëritë e tyre nga pushteti i ardhshëm komunal.

    “Funksionalizimi i zonës ekonomike, mbështetja e bizneseve egzistuese për ngritjen e kapaciteteve, tërheqja e investitorëve të huaj- janë vetëm disa nga planet tona konkrete për katër vitet e ardhshme. Qyteti i Prizrenit, përveç se do të bëhet qytet me i mirë për të jetuar, në qeverisjen tonë, do të bëhet poashtu qendër lidhëse ekonomike, mes Prishtinës- Tiranës- Shkupit. Kapacitetet ekonomike, njerëzore dhe kapitale egzistojnë, duhet menaxhim i mirë për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetet egzistuese dhe për të nxitur ngritje akoma më të madhe” ka thënë Totaj.

    Totaj u shpreh i bindur se në qeverisjen e tij, bizneset do të jenë prioritet dhe do të i krijohen mundësi të reja zhvillimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!