×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zgjodhi rrugë terroriste” e “majtist antiamerikanë”, akuzat e njëpasnjëshme të Grenell ndaj Kurtit

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 7:41

    Ish i dërguari i Posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka bërë një sërë akuzash në drejtim të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në dy ditët e fundit.


    Grenell, pas raportimit në media ku u tha se Kurti mund të ndryshojë vendimin dhe me ndërhyrjen e Turqisë, Kosova mund të mos e ketë ambasadën e saj në Jerusalem siç ishte rënë dakord në Washington në marrëveshjen e 4 shtatorit për marrëveshjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Izrael.

    Grenell deklaroi se Kurti gjithnjë ka qenë gjithnjë anti-amerikan dhe ka kundërshtuar disa presidentë të Shteteve të Bashkuara, shkruan lajmi.net.

    “Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithnjë është anti-amerikan”, tha Grenell.

    Ai ka ftuar Jake Sullivan, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit Joe Biden, që të ndërhyjë duke mos lejuar ndryshimin e vendit për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

    Tutje, Grenell nuk është ndalur me kaq. Gjatë ditës së djeshme ai ka thënë se Kurti ka qenë edhe kundër ish-presidentit amerikan, Barack Obama dhe presidentit të tanishëm të SHBA-ve, Joe Biden, aso kohe zëvendëspresident i SHBA-ve.

    Madje, Grenell nuk e ka kursyer as gjuhën e tij duke thënë se Kurti pavarësisht thirrjeve të Biden “shkoi në drejtim terrorist”.

    “Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, ka shkruar Grenell.

    Akuzat ndaj Kurtit i ka vazhduar edhe sot ish-emisari Grenell. Në një postim në Twitter, ai ka thënë se Kurti ka qenë kundër ish-presidentit Bill Clinton në Rambuje, kundër George Bush në Vjenë, kundër Obamas dhe Joe Biden për demarkacionin.

    Madje ka thënë se ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden, pasi që sipas tij, Kurti është një anti-amerikan i vërtetë.

    “Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”, ka shkruar Grenell.

    Sot, Grenell ka bërë edhe një reagim të dytë ndaj Kurtit. Ai në një postim të fundit të tij në Twitter ku i referohet një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje (tashmë të fshirë), ku VV thotë se Izraeli është ndëruar mbi krimin e mbështetur nga SHBA-të dhe Anglia, Grenell thotë se është gjuhë e rrezikshme.

    “Albin Kurti dhe partia e tij besojnë se Izraeli u ndërtua duke bërë krime. Dhe thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Mbështetjes së Krimeve.”, tha Grenell.

    “Kjo është gjuhë e rrezikshme për një aleat të SHBA-ve.”, tha më tutje ai duke e lidhur në postimin e tij edhe Këshilltarin e Lartë të Biden për Siguri Kombëtare Jake Sulliavn.

    Këto reagime të njëpasnjëshme të Grenell nuk kanë zgjuar ende ndonjë reagim të Kurtit dhe i njëjti nuk i ka komentuar ato.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!