×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarët e Speciales largohen nga zyrat e OVL-UÇK

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:05

    Edhe gjatë ditës së sotme në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u sollën disa dosje të reja nga një person ende i paidentifikuar.


    Sipas kryetarit të OVL-UÇK, është i njëjti person që kishte lënë edhe më parë dosjet tek zyrat e organizatës, shkruan Reporteri.net.

    Ai në një konferencë për medie ka thënë se beson se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale dhe se aty përmenden figura të ndryshme e të rëndësishme të UÇK-së.

    Lidhur me këtë ngjarje, në zyrat e organizatës erdhën sërish hetuesit e Gjykatës Speciale.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se dosjet e dërguara sot në zyrat e organizatës janë marrë nga hetuesit e Dhomave të Specializuara.

    Përmes një konference për medie, ai ka thënë se hetuesit e kanë pranuar se materiali është Prokurorisë Speciale.

    Edhe avokati Tomë Gashi ka thënë se dokumentacioni është origjinal dhe ka të bëjë me hetim penal.

    Ai tutje ka shtuar se Policia dhe Prokuroria nuk janë involvuar se si janë dërguar dokumentacionet në zyrat e OVL-UÇK-së.

    Edhe më 17 shtator, zyrtarë të Hagës morën këto dosje, pasi siç deklaraoi përfaqësuesi i OVL-UÇK, Tomë Gashi, këto dokumente u përkasin atyre.

    Pakoja e parë me dosje të Gjykatës Speciale, të cilat mbanin emrat e dëshmitarëve,  sollën më datën 7 shtator.

    Bashkë me këto dosje ishte edhe njoftimi se në ditët e ardhshme do të arrijnë edhe 7 mijë të tjera. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!