×
  • Extra
  • Lista

    Shtatë fjalitë që do donte të t’i thoshte vjehrra në sy, por s’ka guxim

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 11:18

    Pavarësisht sesi i ke marrëdhëniet me të janë disa fjali që ajo i mendon, i ndjen, por mbase nuk e ka guximin të t’i thotë në sy. Nëse do të t’i thoshte, do të ishte idealja dhe me siguri do të pëlqenin.


    Edhe unë i kam kaluar këto që po kalon

    Kur ti ke fëmijët sëmurë. Kur ti je në një debat me burrin, kur ke probleme në familjen e prindërve të tu, por nuk mund të ndahesh në 700 pjesë, ajo e mendon sigurisht që i ka kaluar edhe vetë këto peripeci. Do të donte të ta thoshte edhe me zë të lartë.

    Edhe unë kam nevojë për mbështetjen tënde

    Do vijë një ditë që do moshohet dhe do ketë nevojë për ty. Nuk ta thotë.

    Të kam si vajzë

    Mos u çudit!

    Nuk pres të më duash si më do djali!

    Sigurisht, ai është fëmija e saj. Të dyjava bashkë ju bashkon një dashuri e madhe.

    Nuk dua të ndërhyj në debatet tuaja

    Edhe nëse ndërhyn ndonjëherë padashur, kur ndodh të jetë vërdallë, nuk e dëshiron këtë. Mbase është instiktive ndërhyrja e saj. Nuk duhet, por ja që as ajo nuk dëshiron ta bëjë.

    Më vjen keq për gjithçka që djali im bën gabim

    Në fund fare ajo ndihet përgjegjëse për të metat e djalit të saj. Nuk ta thotë as këtë, por e mendon.

    Unë vdes për fëmijët e tu

    Këtë edhe mund të ta thotë, por varet a ia pranon ti. Nëse je pjesë e grupit “Unë e dua fëmijën tim më shumë se kushdo”, atëherë ajo nuk do të ta thotë, por do ta mendojë dhe ndjejë. Në fund të fundit gjyshërit duan pa logjikë. Prindërit janë më të rezervuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!