×
  • Prospect
  • Prospect

    A duhet presidenti të jetë edhe lider moral?

    Reporteri
    06 Shtator 2022 | 16:24

    Autor: Michael Blake


    Presidentët më të mirë – përfshirë figurat si Abraham Lincolnc dhe George Washington – festohen jo vetëm si liderë të mirë, por edhe si njerëz të mirë. Ato mishërojnë jo vetëm shkathtësi politike, por edhe virtyt personal.

    Pse, megjithatë, njerëzit presin që një president duhet të demonstrojë këso lloj virtytesh? Nëse dikush është i zoti në lidership politik, pse duhet që gjithashtu të demonstrojnë edhe karakter të jashtëzakonshëm moral?

    Karakteri dhe demokracia

    Votuesit nuk pajtohen rreth nivelit të asaj se sa duhet që presidenti të dëshmojë lidership moral. Studiuesit e etikës politike gjithashtu nuk pajtohen.

    Ato që ngulin këmbë që presidenti duhet të jetë i virtytshëm shpesh nisin me mendimin se një person në atë zyrë do të ballafaqohet me probleme të reja të paparashikueshme gjatë mandatit. Një president vendimmarrja e të cilit është e brenda-formësuar me karakter konsistent, në dritën e sfidave të reja, do të mbështetet në mësimet përmes të cilave ka ndërtuar karakterin.

    Siç shkruante studiuesi James David Baarder, mënyra më e mirë për të kuptuar reagimin e gjasshëm të presidentit ndaj krizave është të kuptojmë se çfarë vlerëson më së shumti ai president.

    Abraham Lincoln-i, për shembuëë, në mënyrë të vazhdueshme dhe publikisht u referohej një seti të të njëjtë vlerash morale përgjatë tërë jetës – vlera të qendërzuarea në një bindje, të thellë ndonëse joperfekte, të barazisë morale të njerëzve. Këto parime ia siguronin atij udhërrëfyesin nëpërpmjet tmerreve të Luftës Civile.

    Një president vendimet e të cilit nuk janë të themeluara në vlerat e duhura etike mund të jetë më dobët i pajisur në reagime të mira – dhe, më me rëndësi, mund të frikshëm i paparashikueshëm në reagimet e tij/saj.

    Eticienë tjerë politikë kanë theksuar mënyrat se si demokracitë mund të pësojnë rënie në mungesë të virtyteve personale. Mendimtarë konservatorë, në veçanti, kanë argumentuar se institucionet politike mund të funksionojnë vetëm kur ato që marrin pjesë brenda tyre janë në gjendje të bëjnë kompromise dhe për vetë-qeverisje.

    Nëse kjo është e vërtetë për qytetarët, është edhe mëse e vërtetë për presidentët, mundësitë e të cilëve për të shkaktuar dëm në sistem përmes veprimeve joparimore janë shumë më të mëdha.

    Vesi dhe efikasiteti

    Këto argumente janë ballafaquar me kundërshtime të fuqishme. Filozofët politikë – përfshirë, më të shquarin, Nikollo Makiavelli – kanë argumentar se natyre e jetës politike kërkon gatishmëri për të dëshmuar shprehi të karakterit që zakonisht kuptohen si vese. Lideri i mirë, këmbëngulte Makiavelli, ka të drejtë morale për të bërë atë çfarë të tjerët e shohin si të gabueshme. Ai ose ajo, duhet të jenë të ashpër, mashtrues, dhe shpesh edhe të dhunshëm.

    Filozofi Arthur Applbaun i referohej kësaj si morali rol. Çfarë një personi i lejohet të bëjë, argumenton Applbaum, shpesh varet nga puna që ai person kryen. Avokati i mirë, për shembull, mbase duhet të ngacmojë, të nevrikojë ose poshtërojë dëshmitarët armiqësor. Kjo është ajo çfarë kërkon mbrojtja përkushtuar. Makiavelli vëren se thjesht, në një botë brutale dhe armiqësore, liderët politikë nmund të kenë arsye të ngjashme të bëjnë atë që zakonisht është e ndaluar.

    Filozofët modernë si Michael Walzer kanë vazhduar në këtë vijë arsyetimi. Nëse bota është e papërsosur, dhe lipset nga një politikanë që të gënjejë, mashtrojë ose përndryshe të bëjë gjëra të gabuara në emër të së mirës, atëherë nganjëherë ka arsye morale që ai politikanë të bëjë aso gjërash.

    George Washington, për shembull, ishte i kënaqur të angazhohej në mashtrime, nëse ato mashtrime ishin në ndihmë të Shteteve të Bashkuara. Ai vazhdimisht shihte të mashtronte kundërshtarët e tij rreth qëllimeve dhe burimeve të tij – dhe, më me rëndësi, shihte të mashtronte edhe vetë vartësit e tij, duke arsyetuar se një gënjeshtër njëherë duhet të besohet brenda për të qenë pastaj e dobishme jashtë vendit.

    Një president i cili refuzonte të futej në këso mashtrimesh, argumenton Walzer, do to zgjidhte të mbante ndërgjegjen e tij të qetë, në vend se të siguronte ndihmë konkrete dhe gjenuine për të tjerët. Konkluzioni i Walzer-it është se një agjent i mirë politik shpesh duhet të refuzojë të jetë njeri i mirë. Vetëm duke bërë nganjëherë atë që për të tjerët është gabim, politikani mund të bëjë botën më të mirë për të gjithë.

    Virtyti, vesi dhe presidenca

    Këto ide, sigurisht, kanë qenë pjesë e debatave të gjata të moralit presidencial. Henry Kissinger, për shembull, mbronte administratën e Nixon-it për të shkarkuar prokurorët specialë, bazuar mbi nevojën që ajo adiministratë të paraqiste veten ndaj Bashkimit Sovjetik edhe si e fuqishme edhe si e bashkuar.

    Nuk ishte e domosdoshme, shkroi më vonë Kissinger, që lidershipi amerikan të paraqitej me virtyte personale. Mjaftonte që vendimet e tyre të lejonin një shoqëri në të cilën populli amerikan të ishte në gjendje të dëshmonte këtë virtyt.

    Kohët e fundit, shumë mbështetës ungjillorë të Presidentit Trump kanë përdorur historinë biblike të Kirit të Madh, një mbret i lashtë persian, për të shpjeguar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për presidentin. Edhe pse Kiri nuk ishte vetë hebre, ai zgjodhi të lironte hebrenjtë që mbaheshin si skllevër në Babiloni. Udhëheqësi ungjillor Mike Evans vuri në dukje se Cyrus, ashtu si Donald Trump, ishte një “enë e papërsosur”, vendimet e së cilës megjithatë bënë të mundur që të tjerët të jetonin ashtu siç dëshironte Zoti.

    Kështu, gjithashtu, disa ungjillorë argumentojnë se gabimet në dukje të virtytit të Presidentit Trump mund të mos e skualifikojnë atë nga presidenca – për sa kohë që vendimet e tij u mundësojnë të tjerëve të bëjnë jetë duke ilustruar virtytet që ai nuk i tregon gjithmonë vetes.

    Vesi efikas

    Këto debate – midis atyre që kërkojnë një president që modelon virtytin etik, dhe atyre që do ta konsideronin atë dëshirë si të gabuar në rastin më të mirë – ka të ngjarë të vazhdojnë.

    Një gjë që duhet pranuar, megjithatë, është se edhe mbrojtja më e mirë e zëvendësit presidencial nuk mund të përdoret për të justifikuar të gjitha format e dështimit moral.

    Makiaveli dhe ata që e ndjekin atë, mund të përdoren më së shumti për të mbrojtur një president, veset e të cilit janë efektivisht në gjendje të krijojnë një botë më etike për të tjerët. Megjithatë, jo të gjitha llojet e keqbërjeve mund të mendohet se kanë këto efekte.

    Disa vese, të tilla si një besim i jashtëzakonshëm, ose vullneti për të përdorur dhunën në emër të drejtësisë, mund të mbrohen duke iu referuar ideve të Makiavelit ose Walzerit.

    Dështime të tjera etike, sidoqoftë – si dëshira hakmarrëse për të ndëshkuar armiqtë e perceptuar – shpesh duken më pak të ngjarë të çojnë në rezultate të mira. Ky lloj dështimi, megjithatë, duket të jetë i zakonshëm midis atyre që kanë kërkuar presidencën. Është një dështim, për më tepër, që nuk varet nga përkatësia partiake.

    Në vitet e fundit, për shembull, si Lyndon Baines Johnson ashtu edhe Richard Nixon u kënaqën veçanërisht duke poshtëruar dhe degraduar kundërshtarët e tyre politikë. Të dy, ndoshta, mund të kishin qenë udhëheqës më të mirë, po të kishin qenë më reflektues se kur dhe si të gabojnë.

    Në politikën presidenciale, të gjitha partitë mund të paktën të bien dakord për këtë: Nëse ndonjëherë ka një arsye për të kërkuar një president me të meta etike, nuk rrjedh se të gjitha të metat etike ia vlen të mbrohen njësoj.

    *Ky artikull u përkthye në shqip nga Gazeta Online Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!