×
  • Lajme
  • Lajme

    RrGK bën nderime te varri i Nexhmije Pagarushës për 17 shkurt

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 12:51

    Anëtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) sot më 17 shkurt me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, bënë homazhe te varri i ikonës kosovare Nexhmije Pagarusha (1933-2020).


    Në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e Pagarushës, si një grua e fuqishme, anëtaret e RrGK-së vendosën lule te varri i saj në fshatin Pagarushë.

    Kujtojmë se në vitin 2015 RrGK për Pagarushën ndau mirënjohje për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”.

    Vepra e saj mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!