×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasani në alarm nga tërmeti, kryetari i bashkisë i buzëqeshur në Itali

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 18:10

    Elbasani është një nga qytetet që u prek nga tërmeti me epiqendër në Durrës, por që shkundi pjesën më të madhe të vendit.


    Tërmeti u bë shkak që kryeministri Rama të anulojë vizitën në New York, ndërsa sot u zhvendos së bashku me qeverinë dhe deputetët në Durrës, po ashtu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës.

    Ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve zbriti në terren në qarkun e Tiranës dhe në Elbasan.

    E ndërsa të gjithë në Elbasan janë në këmbë dhe në alarm për tërmetin, kryebashkiaku Gledian Llatja nuk ndodhet në qytetin nga i cili u zgjodh në zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi mësohet se po zhvillon një vizitë në Asti të Italisë.

    Report Tv sjell fotot nga aktiviteti që Llatja po zhvillon në Itali, pasi nuk e ka ndërprerë vizitën paçka situatës në Elbasan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!