×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kreu i PDIU-së-deputetit të PS: Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 22:15

    Qëndrimet e ndryshme për situatën politike kanë nxitur një debat të ashpër deri nëa fyerje personale mes kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputetit të PS-së, Alket Hyseni, të cilët ishin të lidhur LIVE në emisionin “Open” në Top Channel.


    Idrizi u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se në pasi doli në 1990 në protestë, do të dilte sërish në 2019-ën.

    or ajo çfarë e ndezi debatin ishin fjalët deputetit Alket Hyseni, i cili tha se me “Më vjen keq që gjatë këtyre 30 viteve me ecejaket andej-këtej e ka humbur kahun e duhur të historisë”. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të lindin shkëndijat e para.

    Në një ndërhyrje tjetër Idrizi iu dejtua Hysenit me fjalët: “Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganën e Kapshticës. Meqë e kishe personale, por ta kthej në personale. Të kam futur unë në PS se më je lutur që të futeshe aty” – tha Idrizi, trasnmeton Lapsi.al.

    “Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar. Mbaji kanaçet… Nuk merrem unë me këtë nivel ordiner” – iu përgjigj deputeti i PS. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!