×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë ndodhi me Jake Nickless, djaloshin që nuk ia shtrëngojë dorën Gerrardit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 14:42

    E gjitha filloi në tunel, përpara takimit Chelsea – Liverpool.


    Në autobiografinë e tij të vitit 2009 ‘Libri i Kapitenëve’, ish-kapiteni i Liverpool-it tha se ishte hera e parë që ai buzëqeshi në tunel para fillimit të një ndeshje. “Po të ishte një i rritur do të më acaronte,” tha ai.

    Data ishte 5 shkurt 2006 dhe të gjithë sytë tek ndeshja e Premierligës, Chelsea – Liverpool, takim ky që u zhvillua në “Stamford Bridge”, shkruan Reporteri.net.

    Por, kjo ndeshje do të mbahet mend për një gjë të veçantë, të udhëhequr nga kapiteni John Terry, skuadra vendase doli nga dhoma e zhveshjes përpara takimi të madh dhe tensionet ishin të larta.

    Kapiteni i Liverpoolit atë botë, Gerrard, derisa ai po ecte nëpër shkallët e famshme, tifozi i Chelsea, Jake Nickless zgjati dorën për të përshëndetur lojtarin, por ai ia lëshoi “fore” kapitenit legjendar, Gerrard qeshi dhe vazhdoi poshtë shkallëve.

    “Unë dhe Gerrard në të vërtetë nuk folëm fare. Unë e bëra atë gjest për ta tërhequr vëmendjen e tij.

    “Më kujtohet Claude Makelele dhe Michael Essien duke qeshur, dhe John Terry më dha një shuplakë në kokë më pas, kur u ktheva për të kapur dorën e tij.

    “Unë mendoj se të gjithë e kanë parë atë gjest timin, përveç Stevie G.”

    Ndërkaq, pas kësaj ngjarje ai thotë se u bë i famshme dhe se gazetat në Angli e kërkonin atë për të zhvilluar intervistë.

    “Të nesërmen shkolla dhe mamaja ime po merrnin telefonata duke kërkuar intervista nga gazetat,” tha ai.

    19-vjeçari, i cili tani luan për North Greenford United në një Ligë lokale në Angli është duke u përpjekur t’i futet futbollit profesionist./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!