×
  • Sport
  • Sport

    Flet nëna e futbollistit serb që zgjodhi Kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 21:57

    Për lojtarin me prejardhje serbe, Ilija Ivic, i cili tha se ka dëshirë që t’i bashkohet Kombëtares U21 të Kosovës, ka reaguar edhe nëna e tij, Tanja Iviç.


    Ajo tha se është larguar nga puna, pasi që djalit të tij i kishte ardhur një ofertë për t’i mbrojtur ngjyrat e shtetit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Por, Tanja thotë se pavarësisht se çfarë do të ndodhë, ajo nuk do të heq dorë asnjëherë nga dëshira e djalit të saj, pasi “ky është sport e jo politikë”, tha ajo.

    “Në një bisedë jozyrtare për arsyen e largimit nga puna, më thanë se është pikërisht oferta e djalit për të luajtur në ekipin kombëtar. Për momentin ekzistenca ime është e rrezikuar çdo mënyrë, por nuk do të heq dorë. Është në interesin tim që fëmija im të bëjë atë që e do dhe atë që meriton nga puna e tij e deritashme. Është pak e vështirë për mua të flas për këtë, por ne nuk bëmë asgjë të gabuar. Në të vërtetë asgjë, sepse kur disa njerëz mund të punojnë në institucione në të gjithë Kosovën, duke filluar nga deputetët e deri në instancat më të ulëta, unë mendoj se ne me të vërtetë nuk kemi bërë asgjë të keqe. Ne duam të ofrojmë mbështetje maksimale. Ky është sport, nuk është politikë”, tha Tanja Iviç për Zërin e Amerikës.

    I po të njëjtit mendim është edhe babi i Iliut, Dushan Ivic, i cili tha se nëse djali i tij merr ftesë nga Kombëtarja e Kosovës, ai do të luajë për Kosovën dhe për skuadrën e Flamurtarit, pavarësisht edhe nëse nuk i lejojnë të punojnë.

    Nga përkrahja e madhe që ka edhe vet futbollisti 19 vjeçar, ka pranuar se do të luajë për Kombëtaren e Kosovës, ai sot tha se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!