×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet dhuna në futbollin kosovar: Tifozët e Llapit dhe Ballkanit gjuhen me karrige, disa përfundojnë në rrugët e Podujevës

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 16:34

    Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit ka përfunduar me dhunë, pasi dy tifozeritë humbën kontrollin në tribuna.

    Ndeshja u mbyll 3-2 në favor të skuadrës nga Podujeva në kuadër të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Mirëpo, përfundimi i ndeshjes ishte i shëmtuar, pasi tifozët mysafirë filluan t’i shkatërrojnë ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti” dhe i gjuanin me to kundërshtarët.

    Dhuna nuk përfundoi me kaq, pasi karriget përfunduan edhe nëpër rrugët e qytetit, duke shfaqur një situatë të shëmtuar në futbollin tonë.

    Policia e Kosovës ka bllokuar daljen e tifozëve mysafir, derisa ata vendas i ka larguar nga stadiumi, në tentim për të qetësuar situatën e krijuar.

    Llapi ende nuk ka reaguar për këtë incident në stadiumin e tyre, ndërsa organet e rendit do të marrin masat ndaj atyre që e shkaktuan dhunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!