×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën ndikim të alkoolit kthehet në shtëpi dhe rrah gruan, ndalohet nga policia

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 9:45

    Dje në Ferizaj, ëhtë arrestuar një burrë pasi ka shkaktuar dhunë në familje, përcjell Reporteri.net.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, njofton se i dyshuari ishte në gjendje të dehur derisa ishte kthyer në shtëpinë e tij dhe ndaj viktimës femër kosovare kishte shkaktuar dhunë fizike. Policia e cilësoi veprën “dhunë në familje”.

    “Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Është konfiskuar një armë zjarri për shkak se i dyshuari dhe viktima nuk kanë mundur ta prezantojnë lejen e armës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!