×
  • Extra
  • Stil

    Dredhëzat, parandaluese të disa sëmundjeve

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 15:22

    Përveç shijes së mirë që e ka a dini që dredhëza është e mirë edhe për mbrojtje të shëndetit tuaj.


    Ajo mund të eliminojë sëmundje si:

    Zemra dhe ataku kardiak – Konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%.

    Artritin –  Në sajë të përmbajtjes së lartë në “quercitine”, ato përbëjnë një anti-inflamator natyral.

    Sëmundjet tumorale – Dredhëzat përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin.

    Hipertensionin – Përmbajtja e lartë në elektrolitin kalium i bën dredhëzat zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

    Kapsllëkun – Në sajë të fibrave dhe ujit që përmbajnë, ndihmojnë zbutjen e feçeve.

    Diabeti – Në sajë të indeksit glicemik të ulët, dredhëzat mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti, duke u përfshirë në menynë e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate.

    Depresioni – Përmbajtja e kënaqshme në acid folik i bën dredhëzat zgjedhje të shëndetshme edhe për biokiminë e trurit tonë.

    Kolesterolin – Konsumi i përditshëm i dredhëzave, ju ndihmon të kontrolloni më mirë nivelin e yndyrave në gjak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!