×
  • Extra
  • Stil

    Këshilla për grim të shpejtë në mëngjes

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 11:44

    Shumica prej nesh e kanë të vështirë t’i kushtojnë kohën e duhur rutinës së mëngjesit. Aplikimi i make up-it është shumë i rëndësishëm për disa, por kthehet në një sfidë sidomos kur zgjohen vonë në mëngjes. Këto janë disa truke të thjeshta për një make up sa më të thjeshtë kur zgjoheni.


    Hidratoni lëkurën tuaj

    Mos harroni ta pastroni grimin çdo natë. Nëse e bëni këtë gjë, kur aplikoni kremin e fytyrës në mëngjes, lëkura do të duket më e hidratuar dhe e shëndetshme. Zgjidhni një produkt hidratues me SPF, që t’ju mbrojë nga dielli.

    Krijoni vetulla të guximshme

    “Mbushni” vetullat me një laps ose përdorni një produkt pluhur për një pamje sa më natyrale. Ky hap nxjerr në pah qerpikët dhe ndriçon fytyrën. Përdorni një produkt të papërshkrueshëm nga uji për të zgjatur gjatë gjithë ditës.

    Theksoni mollëzat tuaja

    Pak produkt tek mollëzat do t’i japë lëkurës një shkëlqim dhe do të duket më e gjallë. Zgjidhni një ngjyrë që do të plotësojë tonin e lëkurës tuaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!