×
  • Extra
  • Stil

    Pse pecetat e lagura konsiderohen rrezik për fytyrën

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 20:54

    Pecetat e lagura janë të thjeshta për t’u përdorur dhe nuk zënë shumë vend. Ato gjithashtu mund të heqin make up-in, por nuk do të ishin sugjerimi i parë i dermatologëve.


    “Nëse krahasoni përbërësit e larësve të fytyrës dhe pecetave të lagura janë të ngjashëm, për të mos thënë të njëjtë. Megjithatë ndryshimi qëndron në mënyrën sesi përdoren këto dy produkte. Me larësit e fytyrës zbërtheni papastërtitë dhe mbetjet e make up-it dhe më pas lani fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Ndërsa me peceta ndonjëherë mbetjet mbesin në lëkurën pasi fshihen apo thjesht mblidhen diku.”-shpjegon dermatologia e certefikuar, Charlotte Birnbaum për Well and Good.

    Zakonisht pecetat e lagura kanë edhe alkool, gjë që mund ta irritojë lëkurë dhe të shkaktojë dehidratim. Gjithashtu këto mbetje që pecetat e lagura lënë në lëkurë, mund të shkaktojnë edhe alergji.

    “Në rastet kur njerëzit kanë skuqje të zonave të caktuara të fytyrës si pasojë e zmadhimit të kapilarëve të gjakut, do të rekomandoja një larës fytyre të thjeshtë. Kështu parandalon irritimin e lëkurës nga kimikatet.” – tha dermatologu i certefikuar Ronald Moy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!