×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Apple në probleme të mëdha me modelet e ri të iPhone, për çka askush mund të mos i blejë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 14:17

    Gjiganti Apple ka përgatitur disa befasi kur bëhet fjalë për gjeneratën e re të IPhone-ve, por përkundër popullaritetit të madh, kompania po ashtu është e rrethuar nga disa re negativiteti të madh.


    Megjithatë, disa gjëra po fillojnë ngadalë të dalin në pah dhe tani shumë më mirë mund ta shohim problemin më të madh të kompanisë, transmeton Reporteri.net

    Në një raport të ri, Bloomberg zbulon pse Apple jo vetëm që nuk do të jetë në gjendje të pajisë telefonat e rinj të iPhone me teknologjinë 5G, por zbulon edhe se modelet e iPhone për vitin 2020 do të kenë probleme të mëdha të inkorporojnë teknologjinë e re: Apple i janë harxhuar opsionet.

    Raporti tregon se opsioni i parë i Apple është të lannsojë  iPhone 5G, 18 muaj pas konkurrentëve, me një modem Intel inferior dhe pa aftësi për mmWave (frekuenca më e shpejtë e spektrit 5G). E gjithë kjo nuk përputhet me qasjen “vonë por mirë” të Apple që vitet e fundit ka dhënë rezultate të mëdha.  

    Opsioni i dytë është “marrja e modemit 5G nga konkurrenti i saj më i madh, Samsung”, ndërsa opsioni i tretë përfshinë kompaninë Huawei, por nuk ka gjasa të realizohet për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë që SHBA ka ngritur në lidhje me këtë kompani.

    E gjithë kjo tregon se Apple nuk është gati të përgjigjet në mënyrë të shpejtë ndaj lëvizjeve të konkurrencës, e cila kohëve të fundit është çdo herë e më e madhe dhe kjo mund të ndikojë seriozisht në shitjen e iPhone-ve të ri./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!