×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ligjvënësit Amerikan i kërkojnë Facebook-ut të ndërpresë projektin e kriptovalutës ‘Libra’

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 16:29

    Skepticizmi nuk ka prekur vetëm shtëpinë e demokratëve por edhe shefin e bankingut të Senatit Amerikan i cili ka kërkuar një dëgjesë më 16 Korrik duke cituar shqetësimet rreth kriptomonedhës.


    Demokratët e Senatit Amerikanë kanë kërkuar që Facebook të ndalojë zhvillimin e kriptomonedhës së propozuar Libra si dhe portofolit dixhital Calibra derisa Kongresi dhe autoritetet rregullatorë të kenë mundësi të hetojnë rreziqet e mundshme që i kanosen sistemit global financiar prej saj.

    Pak javë më Maxine Waters, shefja e Komitetit të Shërbimeve Financiare dërgoi një letër CEO së Facebook dhe Mark Zuckerberg, COO Sheryl Sandberg dhe CEO së Calibra David Marcus duke formalizuar kërkesën për të ndërprerë zhvillimin e projektit.

    “Nëse produkt dhe shërbime si këta lihen të parregulluara siç duhet pa mjaftueshëm mbikëqyrje, mund të përbëjnë rrezik sistematik për stabilitetin financiar Amerikan dhe global,” shkruante Water.

    “Ato rrezikojnë të përdoren nga aktorë të këqij, bursa kriptomonedhash dhe portofolësh siç ka ndodhur në të kaluarën me kriptomonedha të tjera.”

    Skepticizmi nuk ka prekur vetëm shtëpinë e demokratëve por edhe shefin e bankingut të Senatit Amerikan i cili ka kërkuar një dëgjesë më 16 Korrik duke cituar shqetësimet rreth kriptomonedhës.

    Një ditë më pas edhe Komiteti i Waters do të organizojë një dëgjesë me drejtues të projektit të Facebook.

    “Duke qenë se Facebook është në duart e ¼ të popullsisë së botës, duhet që rrjeti social dhe partnerët e tij të ndalojnë menjëherë implementimin deirsa rregullatorët dhe Kongresit të mund të ekzaminojnë rreziqet dhe të veprojnë,” shkruhet në letër. /PCWorldAlbanian/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!