×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj në Rahovec: Programi i Aleancës shpresë dhe siguri për qytetarët

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 23:43

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Rahovecit ku para qytetarëve ka prezantuar programin e kësaj partie.


    Ai ka thënë se përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet dhe programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

    “Në vazhdim të vizitës në Komunën e Rahovecit, takova strukturat e degës së Aleancës, të cilat listën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë pasuruar me kandidatët: Bjondina Kleçka, Berat Duraku, Fatmir Iska dhe Mahmut Morina. Shpjegova vizionin tim për Kosovën e sigurt me ushtri të fortë të rreshtuar përkrah ushtrive të NATO-s dhe pozicion serioz të vendit tonë në rajon e më gjerë. Takimin përmbyllës e zhvillova në fshatin e qindra të rënëve për liri, në Krushën e Madhe, ku dhembja dhe krenaria jetojnë bashkë. Rahoveci qëndron fuqishëm përkrah vlerave që përfaqëson Aleanca”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!