Zbriti nga autobusi sepse nuk ndihej mirë – vdes një grua në Prishtinë

Një grua ka mbetur e vdekur skaj një rruge në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Siç merr vesh Insajderi, fillimisht gruaja kishte kërkuar të zbriste nga autobusi ku edhe ishte duke udhëtuar sepse nuk ndihej mirë.

Policia ka konfirmuar vdekjen e udhëtares derisa kanë thënë se janë duke hetuar nëse ky rast është aksident apo është vdekje natyrale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet lidhur me vdekjen e dyshimtë të një udhëtareje në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.


“Ende nuk dihet nëse është aksident apo vdekje natyrale”, ka thënë Borovci të shtunën.

Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.