Tetovari ndėrton automjetin qė lėvizė me rrymė elektrike (Video)

Tetovari Shaban Saliu, ka befasuar kėndshėm me njė zbulim tė tijin. Ai realizoi ėndrrėn e tij duke prodhuar njė automjet qė lėvizė me anė tė rrymės.

Nė shikim tė parė kjo makinė tė jep pėrshtypjen se ėshtė blerė e gatshme, por e vėrteta ėshtė se bėhet fjalė pėr njė automjet tė ndėrtuar vetė.

Ai nuk qarkullon me benzinė, as me naftė por me bateri. Testimi i parė i qarkullimit dhe lėvizjes sė kėtij automjeti ekskluziv i punuar nga tetovari Shaban Saliu, ėshtė bėrė nė prezencė tė kamerės sė Televizionit Koha. I njėjti pa asnjė problem ka qarkulluar rrugės pėr nė Banjėn e Tetovės dhe i njėjti lėviz sikur tė qarkullonte me naftė ose benzinė.

Ky automjet me tre rrota ėshtė ekologjik, pa pamje tė veēantė, dhe lėvizėn me bateri me ndihmėn e rrymės elektrike.

Saliu thotė se ndėrtimi i kėtij automjeti ka qenė njė ide e kamotshme. Realizimin e filloi nė vitin 2012, fillimisht me naftė, qė kishte disa pengesa dhe pastaj me rrymė elektrike, me bateri. I tėrė procesi ka zgjatur rreth tetė muaj.

“Krejt vetėm, me ide, me realizim, me financa, njė pjesė e shoqėrisė mė ka ndihmuar rreth kėsaj ideje. Ma herėt e kam bėrė sharrėn me naftė, dhe disa makina tė tjera me naftė. Fuqinė e ka tė madhe, dhe i kam vendos pjesė shtesė, ndėrsa nė krahasim me dizelin ka shumė mė shumė fuqi”, tha Saliu.

Ai thotė se ėshtė duke punuar edhe nė njė projekt tjetėr pėr tė cilėn do tė rrėfejė njė herė tjetėr. /Tv Koha/
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.