Supa e “të varfërve” që shëron disa sëmundje, tani përdoret edhe nga VIP-­at

Thuajse të gjithë e kanë provuar të paktën një herë në fëmijërinë e tyre supën nga kockat e këmbëve të viçit ose nga eshtrat e pulës. Përveç se është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ajo ju mbron nga një numër i madh sëmundjesh.
 

Valoni kockat e këmbëve të viçit në një tenxhere me ujë, pasi të kenë valuar shumë shtoni pak selino, qepë dhe karrota të prera imët. E në fund shtoni pak makarona të vogla ose oriz, erëza dhe supa është gati.


Mund të duket e thjeshtë dhe është konsideruar si “supa e të varfërve” për shkak të përbërësve të thjeshtë që mbart, por kjo supë ju mbron të gjithë organizmin. Ajo forcon sistemin imunitar, e bën trupin më të fortë dhe lufton të gjitha infeksionet e bakteret që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve.


Kjo supë është e pasur me minerale të tilla si kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Është e rekomanduar për të rritur e fëmijë dhe sidomos për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së nevrikosur.


Sipas disa dietologëve më në zë që merren me kujdesin e ushqimit të VIP¬ave Hollivudian, thuhet se ata e konsumojnë së paku 3 herë në javë këtë lloj supe, për të qenë më në formë për performancat e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore.(shendeti)

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.