×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel-Brnabiqit: Zgjidheni problemin me Kosovën

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 16:00

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.


    Në një konferencë për media pas takimit, kancelarja gjermane ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për të normalizuar raportet me Republikën e Kosovës, shkruan Express.

    Merkel ka thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet, në mënyrë që të përmirësohen raportet edhe më tej, për të krijuar kushte që të arrihet një marrëveshje, shkruan Tanjug.

    Përveç tjerash Merkel dhe Brnabiq kanë diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin dypalësh.

    Brnabiq ka thënë se është shumë e kënaqur me procesin e Berlinit duke përmendur faktin se ka qenë shumë i dobishëm dhe se ka çuar në hapjen e mundësive më të mëdha për bashkëpunim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!