×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit, Haradinaj shpejt do të jap edhe një dorëheqje

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 20:16

    Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, nuk do të pranojë të ulet në karriget që gjenden përballë asaj ku qëndroi për gati dy vite sa ishte shef.


    Ai ka thënë se, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të  Kuvendit, do ta dorëzojë mandatin e deputetit, duke i lëshuar vend kandidatit që gjendjet në radhë.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë sot Gazetës Express se nuk do të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme.

    Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD’në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.

    Akoma nuk kanë dalë rezultatet e plotë me votat e deputetëve, mirëpo nga ato që kanë rrjedhur nga Komisionit Qendror Zgjedhor, është parë se Haradinaj si bartës i listës, ka mijëra vota në qytete të ndryshme.

    Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë, ndërsa edhe më parë ai ishte larguar nga Kuvendi.

    Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas paknaqësive që atëkohë kishte me punën e këtij institucioni.

    “Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” arsyetonte Haradinaj largimin e tij.

    Prej shtatorit 2017 deri në korrik të këtij viti, kur ai dha dorëheqje, Haradinaj udhëhoqi Qeverinë nga zgjedhjet e fituara në koalicion me PDK’në dhe Nismën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!