×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja ankesë në PZAP për mosnumërimin e 4639 dërgesave postare me fletëvotime të mërgatës

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 15:04

    Lëvizja Vetëvendosje sot ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata, bën të ditur Vetëvendosja përmes faqes zyrtare.


    VV-ja thotë se mbrëmë u numëruan 13491 fletëvotime të votuesve nga mërgata.

    “Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”, thotë VV.

    Sipas Vetëvendosjes arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!