×
  • Lajme
  • Lajme

    Derisa Albin Kurti dhe Isa Mustafa tentojnë ta arrijnë marrëveshjen, shikoni çfarë bëjnë deputetët e Vetëvendosjes

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 21:58

    Valon Ramadani, deputeti i Vetëvendosjes, ka zgjedhur që natën e së shtunes ta kalojë me miqtë e tij në fshatin Jezercë të Ferizajt.


    Madje duket se atij i pëlqen shumë edhe muzika folklorike.“Duke shijuar të kaluarën përmes folklorit tonë në Jezercin e bukurive natyrore”, ka shkruar Ramandani mbi një fotografi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

    Në darkë me Ramadanin shihen të jenë edhe dy deputetët tjerë të Vetëvendosjes: Artan Abrashi i cili i ka marrë 10 mijë e 508 vota dhe Arbër Rexhaj i cili është votuar nga 9 mijë 573 persona.Ramadani në zgjedhjet e fundit i ka marrë 12 mijë e 256 vota.

    Në anën tjetër shefi i tij Albin Kurti dhe krye i LDK-së, Isa Mustafa ende nuk kanë mundur të merren vesh për koalicionin ndërmjet dy partive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!