×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi, dyshohet për vjedhje

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 14:20

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”. Bëhet fjalë për 27-vjecarin, Elsadet Jefkaj, i lindur në Gjermani.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!