×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Çagllavicës organizojnë dasmë në kohën kur shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë janë alarmante

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 18:46

    Tash e disa ditë në Kosovë shifrat e të infektuarve me koronavirus kanë arritur në numër treshifror, ndërsa kanë vdekur gjithsej 97 persona që nga fillimi i pandemisë.


    Këto shifra alarmante, nuk po shqetësojnë qytetarët e Kosovës e as nuk po i bindin ata që të heqin dorë nga dasmat dhe ahengjet e ndryshme familjare, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar pamje nga një dasmë në Çagllavicë të Prishtinës, e cila duket të jetë organizuar nga komuniteti serb.

    Aty shihet një grumbull i veturave dhe dëgjohet muzikë serbe.

    Siç duket as serbët nuk po i respektojnë masat parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19 e as vendimi i Qeverisë së Kosovës që të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

    Organizime të tilla ka pasur shumë gjatë ditëve të fundit, teksa po shqyrtohet edhe mundësia që në vend të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

    Kjo është video nga vendi i ngjarjes:

    /Reporteri.net/
    /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!