×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni thotë se i ka kërkuar Albin Kurtit takim për të biseduar rreth dialogut

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 21:11

    Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se pas takimeve në Bruksel dhe SHBA i ka kontaktuar të gjithë akterët politikë për t’i informuar rreth zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut.


    Hyseni në Rubikon thotë se e ka ftuar edhe Albin Kurtin e VV-së, por s’ka marrë përgjigje nga ai.

    “Rexhep Selimit ia kam shtruar kërkesën që Kurti të më takojë kurdo që e sheh të përshtatshme dhe të nevojshme ai që ta informoj rreth takimit në SHBA. Kam insistuar dhe do të vazhdoj të insistoj që t’i njoftoj të gjithë përfaqësuesit e partive. Ska pasur asnjë përgjigje prej Kurtit. Menjëherë pas kthimit nga Brukseli e kam ftuar”, ka thënë ai.

    “Kam zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara për informim nga dora e parë rreth dialogut”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!