×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari dyshohet se plagosi djalin e axhës, viktima dërgohet me urgjencë në operim

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:25

    Një burrë nga fshati Vilancë e Vushtrrisë, dyshohet se është plagosur nga djali i axhës mëngjesin e sotëm.


    Siç mësohet Gazeta Online Reporteri.net, viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vushtrrisë, e më pas edhe në QKUK pasi është shfaqur nevoja për operim.

    Merret vesh se Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili mendohet ta ketë plagosur djalin e axhës në oborr, ku edhe janë parë njolla gjaku.

    Ndërkohë, mësohet se viktima po vazhdon të trajtohet me kujdes intensiv, pasi plumbi ka kapur pjesë të ndjeshme të këmbës së djathtë.

    Sidoqoftë, Policia po vazhdon të hetojë rastin, e deri tash dyshohet se arsye që solli incidentin, ishte një mosmarrëveshje që kishin pasur dy personat para një dite./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!