Nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se organizata e tyre nuk mbron emra të përveçëm por të gjithë anëtarët.
“Na nuk mbrojmë as Hashim Thaçin e as Ramush Haradinaj, na mbrojmë të gjithë anëtarët”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.
Ai tha se personi që ka sjellë dosjet e reja ju ka thënë se herën tjetër do të sjell CV, e jo dosje.
“Asnjë sen që vjen nuk do ta mbajmë të fshehur, çdo gjë që vjen që demanton ato aktakuza ne do t’i publikojmë. E dinë edhe organet e tyre (Speciales) që janë ardhur me i marrë materialet, po i ftojmë edhe ata me i vërtetu. Nuk janë origjinale (dosjet), por janë kopje të origjinalit”, tha ai.
Haradinaj tha se pa ardhur avokati i tyre Tomë Gashi nuk i japin dosjet e reja të Speciales.
/Reporteri.net/.