Milot Roka, Zëvendëskomandant i Brigadës – 137 ka i ka reaguar ish-deputetes Mimoza Kusari, e cila dje në një intervistë kur u pyet lidhur me kandidatët e listës zgjedhore të AAK-së deklaroi se nuk njeh nga këta kandidatë që janë nga Komuna e Gjakovës.
Roka ka adresuar disa pyetje në adresë të ish-kryetares së Gjakovës duke e pyetur se a e di për sakrificën e luftëtarëve të Gjakovës, veprat e të cilëve i njeh Kosova, shkruan Reporteri.net.
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj ish kryetares së komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari Lila, e cila me datë 26-01-2021 në emisionin Pressing në televisionin T7, u pyet lidhur me kandidatët e listës zgjedhore të AAK-së dhe e njëjta deklaroji se nuk njeh nga këta kandidatë që janë nga Komuna e Gjakovës.
Ne bashkëluftëtarët e ish komandantit te Brigades 137 Gjakova të UÇK-së Agron Kryeziu i kemi disa pyetje për ty.
A e dini se Gjakova është i vetmi qytet në Kosovë qe ka pasur Brigadë dhe si quhej ajo?
A e dini se Gjakova është qyteti me më së shumti luftëtarë?
A keni njohuri se Gjakova është vendi i vetëm që është zhvilluar lufta edhe brenda saj?
A e dini se si quhej komandanti i kësaj Brigade dhe sa plagë ka trupi i tij?
Nese ti nuk e njeh Agronin dhe sakrificën e luftëtarëve të Gjakovës, veprën e tyre e njeh Gjakova, Dukagjini dhe e gjithë Kosova.
Atëherë ti nuk e don Gjakovën.
Te prift e mbara komandant!
Bashkëluftetaret nga Brigada “137 Gjakova” e UÇK-së.