×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj tregon pse dha dorëheqje nga posti i deputetit

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 23:35

    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka treguar se pse ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit ditë më parë, kurse vendin e tij e zuri infektologu Shemsedin Dreshaj.

    “Falënderoj popullin për besimin që më ka dhënë që disa zgjedhje me radhë. Jam falënderues ndaj tyre. Por e pash të udhës që të lëshojë rrugën për deputetin Shemsedin Dreshaj.”

    “Kam menduar se duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës. Njerëzit po kërkojnë këso kuadro andaj duhet që të përfaqësohet. Mendoj se do të jetë vlerë e shtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk mendoj se kam gabuar”, tha ai në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!