×
  • Lajme
  • Lajme

    Ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan, Halil Matoshi zbulon takimin e sllovenëve me ish-kryeministrin Haradinaj

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 15:04

    Halil Matoshi, ish-këshilltar i Ramush Haradinajt sa ishte kryeministër, ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan i është prezantuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pikërisht nga sllovenët, gjatë kohës sa kreu i AAK-së ishte shef i ekzekutivit në Kosovë. 


    Duke qenë se ishte këshilltar politik, Matoshi zbulon se takimi i Haradinajt me sllovenët nuk kishte zgjatur më shumë se pesë minuta, teksa thotë se ish shefi i qeverisë e ka ndërprerë takimin, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.

    “Kanë ardhë në zyrën e kryeministrit Haradinaj me idenë e shkëmbimit. A e din sa ka zgjatur takimi”, i thotë Matoshi në emisionin ‘Politiko’.

    “Pesë minuta dhe zotri Haradinaj e ka ndërprerë takimin dhe iu ka thënë ditën e mirë, pra ka rënë si opsion”, tregoi Matoshi në Kanal 10.

    Teksa ka folur për këtë dokument, Matoshi mendon se dokumente të tilla shkojnë në interes të Serbisë dhe jo Shqipërisë.

    “Duke qenë se ne nuk kemi dokument strategjik, ne biem pre e dokumenteve të të tjerëve. Ky dokument bëhet për interesat e Serbisë, e jo të Shqipërisë e shqiptarëve. Absolut ky dokument iu shkon përshtati atyre”, tha Matoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!