×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: PDK do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 13:03

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se në këtë takim vëllazëror, me presidentin Meta diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

    “Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale. PDK e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim.”, shkruan Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!