×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë marrë kahje të kundërta

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 21:31

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Konjufca ka thënë se “Ballkani i Hapur” ka bërë që dy shtetet të marrin kahje të kundërta, ndërsa ka thënë se kjo iniciativë është krijuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    “Edi Rama bashkë me Vuçiqin është kirjues i Ballkanit të Hapur.Kosova me Shqipërinë kanë marrë kahje të kundërta, LVV dhe Qeveria po shpjegon se cili është interesi i Kosovës”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se dallimet e tilla mes Kosovës dhe Shqipërisë po ndodhin për herë të parë.

    “Për herë të parë po dallon Shqipëria me ato konceptet që i kemi ndaj Sebrisë duke menduar që Serbia është një shtet miqësor dhe mund të bashkëpunohet me të”, shtoi ai në një intervistë në T7. /Reporteri.net/

    Konjufca: Reciprociteti ndaj Serbisë është gati dhe do të vendoset gjatë këtij mandati

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!